>
LETERSISHQIP

Njerëzit

Po të thosha:"bota është plot idiotë"
Do tundnin kokat:"ashtu vërtet!"
S'është përgjigjur njeri gjer më sot:
"ç'mëkat!ashtu jam dhe unë vetë!"

Mos prit,njerëzit të të kuptojnë!
S'kuptojnë ata,veten e tyre..
Të japin mënd,nëse kërkojnë
Qeshi ti,para fytyre!

Buzëqeshi ti jetës,pa qeder
Edhe pse gjërrat,shkojnë për keq
Këta janë njerzit!Flakë mos merr
As i ndryshon dot e as i ndreq!

Ndonjë barkë,ka frikë,në lundroftë
Se dallga i hidhet,ta fusë nen kthetër
I thellë shumë a i cekët qoftë,
Tru i njeriut,të tremb më tepër!