>
LETERSISHQIP

Luftë Më Ke Hapur Prapë..

Ti në një dhomë, unë në tjetër
Luftë më ke hapur prapë,
Unë ndjek taktikë të vjetër,
Tërhiqem e rrugë të hap!

Lufta sakaq bëhet e heshtur,
Të dy, në pozicione rrimë
Sherri, shamata kanë rreshtur
Ka mbetur në gjokse zemërim!

Një luftë nervash mbizotëron,
Shikimet kryqëzojmë rrallë,
Ti kokëfortë, që pe s'lëshon
Nga vendi unë, s'luaj përballë!

Ti në një dhomë, unë në tjetër
Luftë më ke hapur prapë,
Jetës sime, si copë letër
Zjarr i hodhe, edhe flakë!