A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Vdekjes!

Lermë moj dreq,mos më tërhiq
N'atë gropë,n'errësirë
Ka të tjerë,më të liq
Mbylli brenda,pa mëshirë!

Po ç'të keqe,paskam bërë
Që e ke zënë kështu me mua?!
Në krahët e mikes,më lër
Që me afsh e zjarr,ta dua!

Nuk kam prerë,njeri në besë
Nuk di ç'është djallëzia,
Mos ma prit jetën në mes!
Mos më ndaj,nga dashuria!

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019