>
LETERSISHQIP

Vuajtje Të Dashurisë

Vuajtje të dashurisë,
Kush, vallë, s'i provoi?
Sa zjarre të rinisë,
Zemra, me dhimbje, shoi?

Sa dashuri u shuan,
Edhe helm, mbrapa lanë,
Ndjenja, që më s'u zgjuan
Por, si lule, u thanë?

Kush s'njohu, kurrë, zhgënjim
Shijen e tradhëtisë,
Edhe s'mbajti, përmbi shpinë
Brengat e dashurisë?