>
LETERSISHQIP

Zhgënjim!

Mëndjen kot,pse ta vras!
Pse në trishtim të bie..?!
Dhe me lotë,të qaj,të plas
Ti tek unë,prapë s'do vije!

Zemrën ma bëre,që të vuajë
Të dashurova,si i marrë
Por ti thoshe,që po luaj
Dhe për tjetër,ndizesha zjarr!

Por e kotë,ti prapa s'kthehesh
Netëve,mua s'më mendon
Kushedi,ku po dëfrehesh
Dhe tjetër,puth edhe shtrëngon!?

Dashuri të zjarrtë,të pastër
Nuk njohu shpirti im
U çel,si qiell i kaltër
U fik me lotë e zhgënjim!