>
LETERSISHQIP

Kumari

I mjeri unë jetën,
E loza në kumar,
Dy buzë të kuqe,vetëm
Do marr poshtë,në varr!

Dy buzë të kuqe gjak,
E vetmja pasuri
Një puthje,si farmak,
Do më ndajë nga ti!

Se gjënë më të çmuar
Në botë,të kisha unë
Nga loja,i helmuar
Dhimbje të dhashë shumë!

Një puthje,moj,veç
Për këtë fatnxirë
Që s'ish dhe aq i keq,
Por s'ishte as i mirë!