Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


Hyjnia Ime!

Nëse ka ndonjë hyjni,
Që i falem,unë përditë,
Që më jep,jetë dhe fuqi,
Më mban gjallë...Je ti shpirt!

Pas femrave në jetë,
S'u çmenda kurrë,por dije..
Përpara teje,zoti vetë
S'më intereson,një fije!

Sa shumë të prita unë,
Prej qiellit,poshtë të vije
Dhe si djalosh fatlumë,
Me gaz,në gjunjë të bie!

Ti puth duart,dhe dehem
Magji e jetës sime!
Pa ty,në çast,unë kthehem
Në pluhur edhe thërrime!

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0