>
LETERSISHQIP

Më Shkoi Dhe Rinia...

Më shkoi dhe rinia,
Si lumë,me rrëmbim
Si dritëz,dashuria
U fik në gjirin tim!

Dhe ndjenjë,që në të ri
Më ndizte mish e gjak,
U bë thërrime e hi,
U shuajt,porsi flakë!

Dhe veten ndjeva keq,
Pa ty,pa dashurinë
Kur shkove ti,për dreq,
Më more dhe rininë!