A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shkollën

Shkolla

Me gryksen e zezë,stolisur
Me germa të vogla rradhë,
Nëna më kish qëndisur,
Emrin,nën jakën e bardhë!

Në bangë të shkollës,me shokë,
U ula,gjoksin mbushur me gaz
Zemra më çukiste si zog,
Mësuesi,kur hyri në klasë!

Abetaren,për herë të parë,
Në duar mora,ta shfletoja
Penën ngjyeja në kallamar,
Me bojë germat shkroja!

Mbi dërrasë te zezë,një ditë
Me shkumës shkruajta atje,
Fjalën nënë,mbushur dritë
Dhe emrin e shtrenjtë,atdhe!

Më kujtohen ato vite,
Dhe zemra më mbushet me mall,
Në shkollë,nëna më përcillte
Tek dera,më puthte në ballë!

Ai mall,s'më ka braktisur
Dhe gjirin,flakë,ma ndez...
Emrin tim,kishe qëndisur
Nënë,mbi gryksen e zezë!

- poezi nga Vaso Dushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  39





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019