>
LETERSISHQIP

Pluhuri

I vetëm,ngela në shtëpi
Ti ike,nga jeta ime
Pluhuri përmbi rafte rri
Pluhur edhe mbi kujtime!

Gjysmë e shtratit,mbeti bosh
Unë kthehem,nga ana tjetër
Të dhëmb,në mend të kalosh
Një dashuri të vjetër!

Por natën harroj që s'je aty,
Dhe kthehem,nga flije ti
S'të shikoj,dhe nëpër sy
Më rrjedhin lotë,si fëmi!

Pluhuri çdo gjë mbuloi,
Druhem ta heq,e lë në vënd,
Më duket,se po ta largoj
Dëgjoj sërish zërin tënd!