>
LETERSISHQIP

Fjalët E Botës

Ç'vajzë tjetër,përmbi dhé
Ish aq e bukur,si sorkadhe..
Më thoshin:"Në vete s'je!
Ajo është kuçkë e madhe!"

Por dëgjova zemrën time,
Nuk besova në të tjerë
Ato shpifje e mashtrime,
I hodha poshtë me vrer!

Më në fund,të dorëzuar
Pranuan,që ish e kotë,
"E pandehnim çun të zgjuar,
Por nuk merremi me idiotë!"

Po me atë,pasion të vjetër,
Ia rifilluan prapë...
"Prite kur me ndonjë tjetër,
Ai sylesh do e kapë!"

Prisnin ata,ndonjë tradhti
Ndonjë sherr,ndonjë shamatë
Dhe pohonin me habi:
"More,si shumë po zgjat?!"