A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Pas Kaq Vitesh

Ti më prite aq ftohtë,
Dhe sytë s'mi hodhe fare,
Dikur,për mua,derdhje lotë,
Të ndrisnin sytë si zjarre!

Më the:"S'je për mua,
Kështu s'vazhdojmë dot më..!"
Dalngadalë,gjithçka u shua,
U ndanë rrugët,përgjithnjë!

Shpejt more udhën tënde,
Udhë të gjatë,që s'kish kthim
Si qiell me re,vënde vënde,
U bë i zymtë,shpirti im!

Dhe dashurove ti të tjerë,
Të lozje,qeshje nise prapë,
Pas rrebeshit,plot me erë,
Për ty,qielli flakë u hap!

Unë të mendova,të mendova
Ditë e natë,papushim
Tjetër dhe unë dashurova,
Plagët mbylla me mundim...!

Sot në rrugë,të takova
Pas kaq vitesh,më në fund
Mbeta shtangur,u drodha
Zemra si fletë mu tund!

Por ti sytë i hodhe tutje,
Dhe një fjalë s'më the,asgjë..
Të të jepja,veç një puthje,
Dhe të të humbja,përgjithnjë!

Por si e huaj,u largove
Ece rrugës,me nxitim.
"Dikur më dashurove...
Lamtumirë pra shpirti im!"

- poem written by Vaso Dushi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019