Tema: Poezi Dashurie
Porsi Një Zog!
Ah,e dashur,mikja ime!
Për ty,si lojë,ishte kjo jetë,
Qejfet i njohe,edhe gëzime,
Siç derdhe ndonjë lot,vërtet!
Ndonjërit zemrën ia dhuroje,
Një tjetri ia prisje shkurt,
Por sa shpejt,mëndjen ndryshoje:
"jo,s'të dua!ashtu mu duk!"
Të zbaviste shumë kjo gjë,
Të hidheshe nga një shtrat,në tjetër,
S'gjeje vend..kap e lë
T'u bë zakon i vjetër!
Sapo mbyllej një histori,
Një tjetër niste,shkonte vaj..,
Por shpejt,humbiste edhe ai
Dhe një i ri shfaqej pastaj!
Porsi një zog,që vjen e shkon
Ndalon diku,por prapë,në fluturime
Përplas krahët dhe ja qëndron...
Këtu tani,në dorën time!
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0