>
LETERSISHQIP

Kujtimet

Ah,moj mike e dashur,
Mikja ime!
Truri na është trashur,
Me kujtime!

Truri na u trash,
Dhe gjë s'harroi,
Por zemra s'na u qas,
Dhe pe s'lëshoi!

Si gjethe!
Siç të solli pranvera jetë,
Bukurinë ta shtoi!
Ashtu mbërriti dhe një vjeshtë
Si gjethe të rrëzoi!

Vetëm ti
Lëvizin tokë e hënë,dhe retë bredharake...
-më tha,një fierake-
Asgjë në vend s'rri!
-VETËM TI