>
LETERSISHQIP

I Uritur Për Ty!

I uritur, për ty qeshë,
Ti ishe prej mishi dhe gjaku,
Lidhja kurrë s'mora vesh,
Nga zemra vjen, a nga stomaku?

Dikush flet për dashuri,
Për shpirtra të bashkuar..
Ndjeja, si një qen i ri
Me dhëmbë të lëmuar!

Kur të jem një qen plak,
Ndonjë kockë kur të lëpi,
Aherë, për ty, do mendoj pak
Të them, a ishte dashuri!?