>
LETERSISHQIP

Kush?

Kush u hodh në gjoksin tënd,
Edhe mirë s'u ndje?
Kush, për pak, s'u prish nga mendtë
Kur ti e le?

Kë, që ish buzë 'varrit', s'e shpëtove
Edhe shpresë s'i dhe?
E ngrite të mjerin, pastaj e lëshove
E fute në dhé!

Kë që me zemër t'u dha, e me shpirt
Nuk e mashtrove?
Si dielli, i hodhe ca rreze e dritë,
Pastaj perëndove!