>
LETERSISHQIP

Në Mërgim

Ti nisesh në mërgim,
Përlotur, e pa fjalë
Me anije, në lundrim
Çan det edhe valë!

Ikën, sytë pa ia ndarë
Bregut, që larg, humb
Dhe malli si një zjarr
Ta djeg zemrën shkrumb!

Tokë e dashur, humb e ngel
Pas dallgëve, pa fund
Oh, ç'dhimbje që të sjell:
-Atdheun s'sheh askund!

Dhimbjen vite të tërë,
Do e mbash në gji
Pa gjumë, do të lërë
Në mërgim të zi!

Po kur të vish n'atdhé
Do vish si një agim
Do rigjejë zemra atje,
Dhe paqe, dhe gëzim!