>
LETERSISHQIP

Zemër E Femrës

Luftë kudo në jetë...
Luftë për një femër!
S'është aspak e lehtë
Të pushtosh një zemër!

Më tremb shumë një femër,
E kam me gjithë mend:
Më lehtë se sa një zemër,
Do pushtoja një vend!