Tema: Poezi Dashurie
Kur Bie Nata
Nata,e zezë bie
Si një pëlhurë,
Por terri,asnjë fije
S'të mbuloi,ty,kurrë!
Nata heshtjen sjell,
Ankthe e vetmi
Por ylli ndrin në qiell,
Si në shpirt,ndrin ti!
S'më tremb natë e hirtë,
Mos shfaqet ndonjë hije,
Se zjarri në shpirt
Hijes frikë i shtie!
Edhe djalli vetë,
Si më guximtar,
Në derë,në më troket
Me shqelma e marr!
Zemra,natën s'njeh
Kur ka dashurinë,
Si qielli s'e fsheh
Yllin që i ndrin!
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0