Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


Tradhtia

Nga gjumi,si në faj,u zgjove,
Mëndja të shkoi te tradhtia...
Mos ndoshta,me tjetër shkove
Vetëm se të pushtoi mërzia?
Mos të ndezi ndonjë djalosh,
Sa humbe mëndjen e kokës?!
A të joshi një bukurosh
Sa ta ndjekësh në fund të botës!?
Cili të bleu me pasuri,
Zemrën në kurth ta zuri?
Kush të lidhi me dashuri
Në duar,prangat ti vuri..?
Kush e ka në gjak tradhtinë,
S'pyet as për zinxhirrë,
Do e gjejë një shteg,një vrimë
Për të qenë e lirë!
Gjarpëri që ka helmuar,
Do helmojë përsëri
Zemra që ka tradhtuar,
Prapë do bëjë tradhti!

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0