Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


S'e Prisja

S'e prisja të vinte një ditë si kjo!
Por ja,që erdhi vërtet,
Në zemrën time,u kthye ajo
Si zogu shtegtar,në çerdhen e vet!

S'e prisja të kthehej ajo përsëri,
Mendoja,detet do kish marrë
Në vise të largëta,n'arrati
Harruar kish,folenë e parë!

Por ja,sërish si zjarri vjen
Dhe flakë të tjera,në zemër,s'lë
Kur dielli kthehet edhe shkelqen,
A munden yjtë të ndrisim më?

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0