Tema: Poezi Dashurie
Zemër E Verbuar
Zemra që dikur për ty,
U çmend,e dashuruar
Të shikonte,s'kishte sy
Pas të ndiqte,e verbuar!
Nuk di,vallë dashuria
Për sytë,a ka nevojë?
Sikurse në gjumë të bija
Sytë ç'më duhen të shikoj?!
Por a ka ndonjë që s'sheh
Edhe sytë s'i do prapë?!
Zemër e verbër,për ty rreh
Por pa ty,s'bën dot një hap!
Ndjenjat e përpijnë si lumi,
-Dashuria,gjumit i ngjet-
Kur sytë hap,pas një gjumi
Shteren edhe ndjenjat vetë!
Me sy të shuar a të gjallë,
Si kafaz,është dashuria
Kush shikimin hedh vërdallë
Sheh që jashtë pret liria!
- Poezi nga Vaso Dushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Vaso Dushi
Komente 0