Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


Midis

Në portë të së ardhmes,ti më pret
Por e shkuara,hapat m'i ndal
Ndihem,si peshk,kapur në rrjetë
As i vdekur e as i gjallë!

Agimi që lind,shpirtin ma ndez
Dhe hov e zjarr më sjell në gji,
Kthehet nata,dhe fshin me fshesë
Dhe hov dhe gaz dhe lumturi!

Në vend,me këmbët e gozhduara
As përpara shkoj,as mbrapa
S'më tërheq dot pas e shkuara
Por as më merr para e ardhmja!

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0