Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


Veç Një Natë

Nata është mister,
Mbushur fshehtësi,
Më shfaqesh ti,në derë
Kur zbardh,shkon përsëri!

Si ylli,befas,zgjuar
Nga një gjumë i gjatë,
I fshehur a i shuar,
U ndeze,veç,një natë!

Një natë,dhe tjetër herë
S'të pashë më me sy,
Të mbajta unë në prehër,
Me zjarr të putha ty!

Që s'ktheheshe,s'e dija
Lamtumirë,s'më the
U ndeze si shkëndija
Por flakë kashte qe!

Prita në derë të hyje,
Më kot,shpresova gjatë
Në jetë,paska dhe yje
Që ndrijnë veç një natë!

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 1