>
LETERSISHQIP

Në Dy Brigje

Unë në breg, në breg dhe ti
Por në mes një det na ndan,
E dashur, po të të flas tani
Më dëgjon andej matanë?

Yllin që në qiell ndrin,
E dashur, ti shiko
Atje do shohësh syrin tim
Unë syrin tënd do shoh!

Njohëm dallgë dhe në jetë,
Por s'iu trembëm kurrë
As këto dallgë përmbi det
Në mes, s'na vënë dot mur..!