>
LETERSISHQIP

Më Urren Kaq Shumë?!

Erë fryn përjashta,
Më tund dritare e xham,
Mos, zemra jote, ndoshta
Ma sjell këtë tufan?!

Por s'jam dhe aq i keq,
Të më urresh kaq shumë,
Nëse fajet, dot s'i ndreq
Pendesë njoha dhe unë!

Kur të thosha që të dua,
S'të gënjeja ty aspak,
Por s'di, ç'më hipi mua
Të hidhja sytë përqark!?

Një flokë verdhë atëherë,
Mu qas, mëndjen ma prishi
Por u shua menjëherë,
Ajo flakë, që sapo nisi!

Ndaj ç'më lëshon, si të marrë
Këtë erë, përmbi xham,
Zemra që njohu acar,
S'pyet ajo, as për tufan!