>
LETERSISHQIP

Dashuri E Pafatë

Çpo më thua, duke shkuar:
'Është e shkurtër shumë jeta!'
-edhe sytë e zemëruar,
Hedh mbi mua si shigjeta!

-Larg po iki, zemër thyer
Shumë vite humba kot,
Rrugën po marr, e zhgënjyer
Po të lë, or mik, sot!

Sytë shpesh mbushen me lotë,
Jetë e tërë është zhgënjim!
E di, or mik, s'është faji jot
Kështu qe shkruar fati im!

Lamtumirë o miku im!
Një tjetër jetë do filloj,
Fillimi zbardh si një agim,
I hidhur fundi është njëlloj!

Kujto vitet që më pate,
Dhe me gaz çomë nëpër mënd,
Turp mos t'vijë, që dot s'më mbajte
Me fatin të hahet, a njeh kërrkënd?