>
LETERSISHQIP

Aromë E Lules

Shkoi,moj lule,moshë e rinisë
U vyshke,dhe në tokë rré,
Dhe si kujtim të dashurisë,
Aromën tënde mbrapa le!

Aromën do të ta kujtoj sërish,
Por sytë,mes lulesh,s'do të gjejnë,
Rrojnë kujtimet e dashurisë,
Por dashurinë pas dot s'e kthejnë!