>
LETERSISHQIP

Po Iki...

Nuk di,ctë të them,e dashur
Më thua,tjetër jetë të nis..!
Po iki,me zemër të plasur
Braktisur prej dashurisë!

Ku tē mbytem?ku të shkoj?
Asnjë tjetër s'më pret!
Më thua,prapë të dashuroj
Më thua,të kthej fletë!

Tashmë,ke marrë një vendim
Lidhjes sonë ti vësh kapak,
Më ngushëllon në fatin tim
Por zemra s'të dridhet aspak!

Kurajo më jep,si mike e vjetër
Më thua:-veten mos e lësho!
-Më jep,po munde,një zemër tjetër!
Kjo që kam,akoma të do!