Vaso Dushi Poezi
Vaso Dushi

Tema: Poezi Dashurie


Sytë E Kaltër

Sy të kaltër,porsi qielli
Njoha në caste të mërzisë,
Më ngrohën,më fort se dielli
Me flakët e dashurisë!
Kur më mbyste,krejt,vetmia
Në grykë,më mblidhej,si litar
Në terrin,e ditëve të mia,
Shkëlqyen,sytë e tu,plot zjarr!
Si qiriri,shuhej,me avash
Shpirti im,i pashpresë!
Kur papritur,sytë e tu,pashë
Dhe në gji,zemra m'u ndez!
Se drejt varrit,rrugën unë
Kisha marrë,kur të njoha ty,
Por në jetë,sërish,më prunë
Ata të kaltrit sy!!

- Poezi nga Vaso Dushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0