>
LETERSISHQIP

Gjethet Bien...

Gjethet bien,dhe qetësia
Mbi degët e zhveshura ra...
Mos u tremb,që shkoi rinia
Që si gjethe e verdhë të la!

Drurët zhvishen,te kap vetmia
Gjethet më s'fëshfërijnë...
Fluturoi aq shpejt rinia,
Por dashuri,prapë do vijnë!