>
LETERSISHQIP

Lehje

Këtu në pallat, kam shumë fqinj
Shpesh ulërima, degjohen përreth
Zihen e cirren të bardhë e të zinj,
Ndoshta edhe të verdhë!

Përposh, në rrugën përkarshi
Qentë lehin pa pushim!
Leh qeni i bardhë, dhe i zi,
I cdo ngjyre, pa dallim!

Është e pamundur, këtu në shtëpi
Të gjej pak paqe, edhe prehje
Më arrijnë që përposh a përbri,
Vetëm lehje!