>
LETERSISHQIP

Te Me Duash Te Dielave

Ndyshon diçka kur drita përmbi xhama bije.
Të dielat sikur paskan dritë edhe më shumë.
Duket qyteti kërkon me ngulm një rast lumturie.
Hapi perdet, erdh hëna! Besoj, nuk je në gjumë.

Shëtit ajo në dhomën tënde, të puth edhe në faqe
E ngjan me një lumë njerëzish që sillet si të dojë.
Në trotuare, kafenè, pse jo edhe në pabe,
Por unë tek sytë e tu gjithnjë do t’përfundoj.

Të them: Shikomë! Dhe ti më thua: Zemër!
Si përpëlitet zemra, a mundet të m’a thuash?
Sa ditë të javës ikën, s’arrita t’u ve emër,
Por ti të dielave s’do mund të mos më duash.

Kur hëna troket xhamave, vërtet’ diçka ndryshon.
Ajo më vjen në dhomë, më përkëdhel në gjumë.
Një tjetër rast të lumtur, mos ky qytet kërkon?!
Ç’të bëj që të më duash të dielave më shumë?