>
LETERSISHQIP

Shoku Zylo Po Shkelqen

Çfarë t’u them fëmijëve, çfarë?!...
Më shikojnë me sy t’hutuar.
S’dua të tërhiqen zvarrë,
Në këtë kohë kaq të trazuar...

Shoku Zylo mos është gjallë?!...
T’ua shpjegoj, ata s’kuptojnë.
Për qetësi u kthyen vallë?
Kohën deshën ta shërojnë.

Ikën prap një ditë. Sa mall!...
Vetëm ëndrrat nuk mjaftonin.
Shoku Zylo ish në ballë.
Ata Demkën s’e pranonin.

Çfarë t’u them fëmijëve, çfarë?!...
Skype për çdo natë më bren.
Ah, kjo zemër, dysh e ndarë.
Zylo gjallë e po shkëlqen.

S’dua grushtin e fuqishëm,
Po një zë që s’fiket kurrë.
Shoku Zylo i pranishëm?
S’e kuptoj, prapë diktaturë?!...