>
LETERSISHQIP

Natë Pa Zemër

Natë e gjatë, e ndarë në mes,
E në mes ç’u ndjekam vetëm.
Qiell i zi në mijëra pjesë.
Si e nisëm e ku mbetëm!

Pse kjo natë qenka pa zemër!?
Pse nuk do t’ më ngushëllojë!?
Zot, mos më shiko syshtrembër!
Bëj dikë që të më dojë!

Pse kjo natë pa emër qenka!?
Qiellin pse e bën të dridhet!?
Hëna, pse më gërryen brenda!?
T’iki larg, pse nuk më shtihet!?

Përmbi re vallëzoj me mendje.
Dritën e mëngjesit pres.
Po a dal dot nga kjo gjendje,
Veç me ëndrra, ëndrra shpresë!?

Vallë, mos qe betejë e humbur!?
(S’më tërheq asgjë përpjetë.)
Vetëm forca, çast i lumtur,
Ngushëllim më jep në jetë.