>
LETERSISHQIP

Puthme Moj

Puthmë moj, kufijtë t’i shqisim,
Botën të përzemë nga vetja.
Trupat tanë me zjarr t’i ngjisim
E kështu le të vijë dhe vdekja.

Si gjuhë flakësh të bashkuar,
Ndukur netëve si shkrepëtimat.
Puthmë fort, moj e bekuar,
Që të shuhen angullimat.

Mos ngurro, se më ke mua,
Bota mbarë le t’na përgjojë.
Nga gjithçka më fort unë dua,
Veç tek sytë të të ngulmojë.

Andej shkrepin vezullime,
Çmenduri netëve më shtojnë.
Ato s’njohin hezitime,
Tërë mëkatet na i bekojnë.

Puthmë dhe kufijtë t’i shqisim,
Botën të përzemë nga vetja.
Trupat tanë me zjarr t’i ngjisim
E kështu le të vijë dhe vdekja.