>
LETERSISHQIP

Tango

Tango,
Ndonëse ndër vite ndëshkime më kanë ndjekur,
Kujtimi yt një ditë nuk më është tretur.
Të kërkova, tango,
Një ditë prapë të kam gjetur.

Tango,
Me hapin një plus dy e dy plus një, ti je magjik,
I asaj kohe që nuk do të kthehet më, or mik.
Të dua fort, tango,
Më shumë se një çiflik.

Tango,
Dikur ke qenë një poezi e imja, e gjallë.
Sa herë që e kujtoj, ç’më mirka vetëm mall.
Provojmë bashkë, tango!
Dhe i vdekur, ti më ngjallë.

Tango,
Bukuritë tona të dikurshme më s’do t’i kesh.
Rrotull sado të vimë të dy aty në shesh
S’të lëshojmë, tango,
Dhe qesh unë, se ajo po qesh.

Dhe tango,
S’e di… do t’më shërbejë sado kujtimi yt!
Mjafton të mos i ndahem një minutë asaj nga sytë
Të adhuroj, tango,
Në gji më robërove, zhyt.

Hej, tango, në fund,
Koha s’ndalet, Një ditë, vallë, do t’më pranosh?
Se edhe unë qënkam si ty, nuk paskam moshë.
Rrëmbemë pra, tango,
Qiejve të iki si djalosh.