>
LETERSISHQIP

Parfumi

Ndonjëherë parfumin ndiej
I sigurt… Je ti.
Me erën më vjen këtej,
Më bën shoqëri.

Ndonjëherë dhe pezmatohem.
Ç’të bëj…, Xhelozi.
Era vjen, ndonëse s’dorëzohem,
Të merr përsëri.

Mbrëmjeve të majit, gëzimet
S’i harroj aspak.
Me guxim rrëmoj kujtimet,
Kur kam qenë çunak.

Po shumë herë ndodh, edhe tutem,
Mos shoh ëndrra kot.
Në dëshpërim, prapë mund të futem,
Pas fitores së plotë.

Dhe atëherë kur ndiej të keqen,
Dhimbja triumfon.
Një arsye gjej... dhe ndreqem,
Zemra ma kërkon.

Ndaj përsëri, përsëri të ndiej
I sigurtë... Je ti
Bashkë me erën vjen këtej
Rrotull meje rri.