>
BIOSHQIP

Përse Vedat Ademi Nuk U Martua Me Kosovare?

09-05-2015
Këngëtari Vedat Ademi është një nga merat më të njohur për publikun. Edhe pse ka një karrierë mjaft të suksesshme, për Vedatin nuk është se dimë shumë nga jeta e tij private.

Ai me prejardhje është nga Mitrovica por prej vitesh jeton në Tiranë. Vedati është i martuar me një vajzë tiranase e cila quhet Dorela, dhe së bashku kanë një djalë që quhet Jonart.

Në pyetjen se a e kishte menduar ndonjëherë se do të mund të martohej ndonjëherë me një vajzë nga Shqipëria, Vedati thotë: ‘’Nuk e kisha menduar, por nuk e kam pasur problem. Por me thënë të drejtën vajzat këtu gjithmonë më kanë pëlqyer e tërhequr. Kanë një të folur më të butë dhe më interesante se sa ato kosovare. Pas tre vjet e gjysmë njohjesh erdhi edhe dasma. U bë këtu edhe në Kosovë, atje me familjen edhe këtu me miqtë’’.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Përse Vedat Ademi Nuk U Martua Me Kosovare?