>
BIOSHQIP

(1942-1986)

Biografia
Vehbi Kikaj lindi më 1942 në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës dhe ndërroi jetë në vitin 1986 në Prishtinë. Është njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman. Vehbi Kikaj për dy dekada ka qenë redaktor i botimeve më të rëndësishme për fëmijë në Kosovë, njëherë i gazetës Rilindja për fëmijë e mandej i revistës Pionieri.