TEKSTESHQIP

Vellezerit Pitomina
Hengren Dhite Zylo Kamberin
Lyrics

Bërtet cjapi: Unë i mjeri,
N'fshat ka ardhë Zylo Kamberi,
Dhi e keca,krejt i theri,
Nana dhi i mblodhi kecat,
Shkoi e i hangri Zylos shkresat,
Kur nuk ka gjeth për kecat
Bëhen bashkë e t'i hanë shkresat

O mjer,mjer Zylo Kamberi!

Katër kambë i ka dhia,
O,dy kambë i ka gjeli,
I zbuloi Zylo Kamberi!

Shoku Zylo flet si burrë :
Gjyshja e vezës quhet pulë,
Baba i mushkës është gomari,
I zbuloi Zylo shkenctari,
O lum,lum Zylo shkenctari!

Dhi e keca bënu gati,
Sot po ik Zylo nga fshati,
Ki-ki-ki po ban një pulë,
Shoku Zylo mbet pa vulë,
Mbet pa vulë e pa veturë,
Qan karrikja për të mjerin,
Hangrën dhitë Zylo Kamberin!