>
BIOSHQIP

Venera Dhe Lindi Bëhen Gati Për “Natën E Parë”

05-03-2014
Po jetojnë ditët më të bukura të dashurisë. E krahas kësaj Venera Lumani e Lind Islami kanë vendosur që edhe publikut t’i sjellin pak nga romantika e tyre, përmes klipit të këngës "Nata e parë" i cili do të publikohet në fund të javës.



Pëlqehen nga publiku dhe këtë e vërtetojnë mbrëmjet e shumta që Venera dhe Lind Ismali kanë kohëve të fundit. E për të mbajtur edhe më afër publikun që tashmë kanë fituar, ata kanë vendosur të plotësojnë këngën "Nata e parë" me videoklip, i cili do të publikohet në fund të javës. Ndërkaq videoklipi i kësaj këngë është xhiruar ditën e hënë nga Produksioni FronMedia.



Bëhet e ditur se videoja e kësaj këngë do të jetë tejet romantike, pasi që bëhet fjalë për një natë romantike të një çifti të dashuruar. Ndryshe kënga ‘Nata e parë’ është kënga me të cilën dy të rinjtë kanë marrë pjesë ne Festivalin 52-të në RTSH. Muzika dhe orkestrimi i këngës janë punuar nga Endrit Shani, kurse teksti nga Olti Curri.


Venera Dhe Lindi Bëhen Gati Për “Natën E Parë”