>
BIOSHQIP

Venera: “Pjesëmarrja Në The Voice Më Ka Hapur Shumë Dyer”

05-08-2014
Venera, një tjetër fituese e The Voice of Albania ka dhënë një intervistë telefonike për emisionin “Lancio” në Top Albania Radio.

Edhe pse është zyrtarisht me pushime të cilat po i kalon në bregdetin shqiptar, Venera nuk ka nguruar të jap një intervistë për Top Albania Radio.

Fituesja e edicionit te dytë të The Voice of Albania, e cila ka qënë pjesë e skuadrës së Sidritit, tregon se ajo nuk e priste të arrinte kaq shumë sukses nga ky program.



Pjesmarrja në The Voice, e bëri atë që për herë të parë t'i futej një tjetër zhaneri muzikor, muzikës moderne, pasi para the The Voice ajo kishte performuar vetëm ne skenat e muzikës klasike.

E pyetur nga prezantuesja, Amantia Bekteshi, se si ishte jeta e saj mbas pjesëmarrjes në The Voice, ajo është përgjigjur: “Pjesëmarrja në The Voice më ka hapur shumë dyer. Fillimisht ishte vet Top Festi ai që me hapi dyert ku pas një audicioni që bëra më zgjodhi prezantuese, gje që më la pa fjalë."



“Unë gjithmonë i kam dashur showgirl-at dhe nuk e mendoja kurrë që unë do bëja ndonjë gjë tjetër përvec muzikës. Por mbas prezantimit, suksesi im vijoi më tej duke u bërë imazh i një kompanie në Maqedoni e më pas në Shqiperi. The Voice me hapi dyert për t’u bërë shoëgirl-i që ëndërroja.”

“Deri tani unë kam realizuar pesë këngë, disa klipe, kam rrëmbyer disa cmime të rëndësishme, të cilat janë një shtysë shumë e madhe për karrierën time. Jam krenare për veten time”- shtoi Venera duke buzëqeshur.



Këshilla që Venera jep për të gjithë ata që nuk kanë marrë akoma pjesë në The Voice është: “Nëse doni të bëni dicka ndryshe nga ajo që po bëni aktualisht dhe Zoti ju ka dhënë talent, provojeni The Voice. Shfrytëzojeni zërin tuaj sepse skena shqiptare ka nevojë për zëra dhe talente të reja.”

Venera gjithashtu ka folur edhe për pjesmarrjen e saj në Top Fest 11 ku fitoi dhe cmimin "The Best Balade" duke thënë : “Unë jam shumë e lumtur me pjesmarrjen në Top Fest, është hera e dytë që marr pjesë në këtë eveniment i cili është më i rëndësishmi për momentin përsa i përket muzikës moderne shqiptare.”
(TCH)

Venera: “Pjesëmarrja Në The Voice Më Ka Hapur Shumë Dyer”