>
BIOSHQIP

Vera Laci Falenderon Miqtë Dhe Dashamirët Për Përkrahjen

30-05-2013
Këngëtarja e mirënjohur dibrane Vera Laçi, humbi djalin e vetëm më 16 prill, në aksident automobilistik dhe ajo e ka ndjerë të arsyeshme që të paktën nëpërmjet rrjetit social facebook, t'i falenderojë gjithë miqtë dhe dashamirësit që e përkrahën atë në momentin, që siç thotë ajo "mos i ngjaftë asnjë nëne në botë".

Ajo shkruan : "Të dashur miq, ju e dini që unë humba djalin tim të vetëm, Denin ...humba dritën e syve të mi ....po paska qenë e shkruar që unë të përjetoj edhe këtë dhimbje të madhe, gati gati të pa përballueshme. Unë nuk mund të rri pa ju falenderuar ju miqtë e mi, që më keni ngushëlluar në këtë moment, kur unë kisha shumë nevojë për ju, do të falenderoj nga zemra dhe ato mijëra njerëz që erdhën në shtëpinë time dhe më janë gjendur në atë moment tejet të veshtirë, e më kanë ngushëlluar dhe kanë përjetuar bashkë me mua dhimbjen e madhe, që unë kisha. Uroj që humbje dhe dhimbje të tillë mos të ketë asnjë nënë në botë ...... Edhe njëherë faleminderit ..", ka përfunduar ajo.
(Facebook)

Vera Laci Falenderon Miqtë Dhe Dashamirët Për Përkrahjen