>
BIOSHQIP

Vera Laçi: “Kënga Dibrane është E Mbushur Me Botë”

21-07-2014
Vera Laçi, këngëtarja e muzikës dibrane, vjen në këtë intervistë ekskluzive për të folur në lidhje me karrierën e saj të bujshme dhe për projektet e saj të fundit. Ju ftojmë të lexoni mbi këtë artiste të madhe e mjaft të veçantë... Teksteshqip: Vera, na thoni kur keni filluar të këndoni fillimisht dhe nga kush jeni përkrahur? Vera Laçi: Kam filluar të këndoj në moshë fare të vogël nga ku dhe jam përkrahur nga familja dhe mësuesi i muzikës, Sefedin Hyseni, i cili nuk jeton më. Pra, kam marrë pjesë tek ansambli i zonës së Kastriotit (vendlindja ime), më vonë në atë të Peshkopisë, gjithashtu nëpër të gjithë ansamblet e Peshkopisë, por edhe në ansamblin e shtetit në Tiranë. Teksteshqip: Si mendoni, a ka pësuar ndyshime muzika e mirëfilltë shqipe? Vera Laçi: Ajo tashmë dihet, muzika nuk është ajo e mirëfillta e pastër, ku pothuajse ajo është lënë në harresë. Unë mund të përmend pjesëmarrjet e mia nëpër festivalet e ndryshe, si në atë të Gjirokastrës, në atë të Beratit, e të tjerë, në të cilët metëvërtetë jehonte ajo këngë e pastër shqipe, e cila s’besoj se rikthehet. Teksteshqip: Dimë se keni duete mjaft të pëlqyera me Qerim Sulën, Dritan Jasharin, Dionis Deliën, etj. Sa albume dhe bashkëpunime keni realizuar përafërsisht? Vera Laçi: Aktivitetet e mia kanë qenë të shumta. Kam duete të sukseshme me shumë këngëtarë . Së fundmi ishte bashkëpunimi me Irini Qirjakon, me këngën “Të humbur dërgoni lajme”. Unë I vlerësoj tej mase bashkëpunimet, të cilat I kam realizuar me solistët e shkëlqyer dibran, e me të tjerë. Kam realizuar tre albume, i parë ka qenë “Stop helmimet”, I dytë “Ku po shkon ky varg i gjatë”, dhe I fundit I realizuar në vitin 2009 “Oj Xhemile”, në 5 këngët e të cilit kam realizuar edhe videoklipet. Teksteshqip: Na thoni si u realizua albumi "Oj Xhemile" i vitit 2009 dhe e kujt ishte ideja? Vera Laçi: Ideja ishte e imja, por për realizimin e këtij albumi kam bashkëpunuar kryesisht me kompozitorin e mirënjohur dibran, Edmond Zhulalin. Ishte një projekt tepër I pëlqyer dhe I mirëpritur nga mbarë publiku. Teksteshqip: Si mendoni, sa i përkrahin institucionet artistët në realizimin e projekteve muzikore? Vera Laçi: Nuk ka asnjë përkrahje për artistët, çdo gjë që realizohet, bëhet me forcat tona, madje edhe duke rrezikuar. Mund të them që projektet edhe kushtojnë, e ky është një shkak që artistët e mirëfilltë rrallojnë daljen në skenën shqiptare. Teksteshqip: Me rastin e 45 vjetorit tuaj të lindjes u realizua koncert recital në pallatin e kongreseve në Tiranë. Na thoni si u realizua një manifestim I tillë? Vera Laçi: Po, më 16 prill të vitit të kaluar u realizua koncerti recital kushtuar 45 vjetorit tim. Ky manifestim u realizua me forcat e mia, duke mos lënë pas dore orkestrën time, me të cilët I bëmë 10 vjet që këndojmë bashkë. Pra, ishte shtysa dhe ndihma e tyre që të realizohet një koncert I tillë në Akadenimë eArteve në Tiranë. Teksteshqip: Kënga dibrane është e vlerësuar dhe e veçantë nga e gjithë treva shqiptare. Ku mendoni se qëndron magjia që ajo gjithmonë përcjell mesazh e vlerë të patundshme? Vera Laçi: Unë mendoj se vetë dibranët janë të veçantë, ata janë të magjishëm (qesh !). Kënga dibrane është e veçantë në llojin e saj, ajo është e mbushur me botë. Në melodinë e këngës dibrane ka vaj, epikë, lirikë, e melankolizëmi brenda saj e bën atë të dalluar. Teksteshqip: Ishte periudha njëvjeçare kur ju u shkëputët nga realizimi I projekteve muzikore, ku shkak për këtë ishte humbja e djalit tuaj, Denit? Këtë muaj u rikthyet me baladën kushtuar Denit. Na flisni rreth këtij projekti... Vera Laçi: Pikërisht ditën e tretë pas koncerit tim recital, djali im Deni, humbi jetën tragjikisht në një aksident. Dhimbja ishte dhe mbetet e papërshkruar, si për mua, ashtu edhe për gjithë rrethin. Për të respektuar djalin tim, pasi mbaruam vitin, siç ne kemi zakonet tona, me ndihmën e miqve të m Vera Laçi, këngëtarja e muzikës dibrane, vjen në këtë intervistë ekskluzive për të folur për karrierën e saj të bujshme dhe për projektet e saj të fundit. Ju ftojmë të lexoni mbi këtë artiste të madhe e mjaft të veçantë... Teksteshqip: Vera, na thoni kur keni filluar të këndoni fillimisht dhe nga kush jeni përkrahur? Vera Laçi: Kam filluar të këndoj në moshë fare të vogël nga ku dhe jam përkrahur nga familja dhe mësuesi i muzikës, Sefedin Hyseni, i cili nuk jeton më. Pra, kam marrë pjesë tek ansambli i zonës së Kastriotit (vendlindja ime), më vonë në atë të Peshkopisë, gjithashtu nëpër të gjithë ansamblet e Peshkopisë, por edhe në ansamblin e shtetit në Tiranë. Teksteshqip: Si mendoni, a ka pësuar ndyshime muzika e mirëfilltë shqipe? Vera Laçi: Ajo tashmë dihet, muzika nuk është ajo e mirëfillta e pastër, ku pothuajse ajo është lënë në harresë. Unë mund të përmend pjesëmarrjet e mia nëpër festivalet e ndryshe, si në atë të Gjirokastrës, në atë të Beratit, e të tjerë, në të cilët metëvërtetë jehonte ajo këngë e pastër shqipe, e cila s’besoj se rikthehet. Teksteshqip: Dimë se keni duete mjaft të pëlqyera me Qerim Sulën, Dritan Jasharin, Dionis Deliën, etj. Sa albume dhe bashkëpunime keni realizuar përafërsisht? Vera Laçi: Aktivitetet e mia kanë qenë të shumta. Kam duete të sukseshme me shumë këngëtarë . Së fundmi ishte bashkëpunimi me Irini Qirjakon, me këngën “Të humbur dërgoni lajme”. Unë I vlerësoj tej mase bashkëpunimet, të cilat I kam realizuar me solistët e shkëlqyer dibran, e me të tjerë. Kam realizuar tre albume, i parë ka qenë “Stop helmimet”, I dytë “Ku po shkon ky varg i gjatë”, dhe I fundit I realizuar në vitin 2009 “Oj Xhemile”, në 5 këngët e të cilit kam realizuar edhe videoklipet. Teksteshqip: Na thoni si u realizua albumi "Oj Xhemile" i vitit 2009 dhe e kujt ishte ideja? Vera Laçi: Ideja ishte e imja, por për realizimin e këtij albumi kam bashkëpunuar kryesisht me kompozitorin e mirënjohur dibran, Edmond Zhulalin. Ishte një projekt tepër I pëlqyer dhe I mirëpritur nga mbarë publiku. Teksteshqip: Si mendoni, sa i përkrahin institucionet artistët në realizimin e projekteve muzikore? Vera Laçi: Nuk ka asnjë përkrahje për artistët, çdo gjë që realizohet, bëhet me forcat tona, madje edhe duke rrezikuar. Mund të them që projektet edhe kushtojnë, e ky është një shkak që artistët e mirëfilltë rrallojnë daljen në skenën shqiptare. Teksteshqip: Me rastin e 45 vjetorit tuaj të lindjes u realizua koncert recital në pallatin e kongreseve në Tiranë. Na thoni si u realizua një manifestim I tillë? Vera Laçi: Po, më 16 prill të vitit të kaluar u realizua koncerti recital kushtuar 45 vjetorit tim. Ky manifestim u realizua me forcat e mia, duke mos lënë pas dore orkestrën time, me të cilët I bëmë 10 vjet që këndojmë bashkë. Pra, ishte shtysa dhe ndihma e tyre që të realizohet një koncert I tillë në Akadenimë eArteve në Tiranë. Teksteshqip: Kënga dibrane është e vlerësuar dhe e veçantë nga e gjithë treva shqiptare. Ku mendoni se qëndron magjia që ajo gjithmonë përcjell mesazh e vlerë të patundshme? Vera Laçi: Unë mendoj se vetë dibranët janë të veçantë, ata janë të magjishëm (qesh !). Kënga dibrane është e veçantë në llojin e saj, ajo është e mbushur me botë. Në melodinë e këngës dibrane ka vaj, epikë, lirikë, e melankolizëmi brenda saj e bën atë të dalluar. Teksteshqip: Ishte periudha njëvjeçare kur ju u shkëputët nga realizimi I projekteve muzikore, ku shkak për këtë ishte humbja e djalit tuaj, Denit? Këtë muaj u rikthyet me baladën kushtuar Denit. Na flisni rreth këtij projekti... Vera Laçi: Pikërisht ditën e tretë pas koncerit tim recital, djali im Deni, humbi jetën tragjikisht në një aksident. Dhimbja ishte dhe mbetet e papërshkruar, si për mua, ashtu edhe për gjithë rrethin. Për të respektuar djalin tim, pasi mbaruam vitin, siç ne kemi zakonet tona, me ndihmën e miqve të mi, menduam edhe për këngën. Për të realizuar këtë këngë ishte ndihma e profesorit Agim Doçi, e kompozitorit Edmond Zhulali dhe filmimit nga Max Production. Që të gjithëve ju jam shumë mirenjohëse, sepse realizuan një vepër mjaft madhore. TeksteShqip: Vera, ne të falenderojmë që ndave këto çaste me portalin TeksteSHQIP.com dhe me fansat. Ju me këtë intervistë na nderuat ne dhe gjithë fansat ! Për fund dëshiron të shtosh diçka?... Vera Laçi: Gjithashtu ju falenderoj juve perzemërsisht për intervistën, e fansat I nderoj dhe respektoj...
(Arsim Kolari/Teksteshqip.Com)

Vera Laçi: “Kënga Dibrane është E Mbushur Me Botë”