TEKSTESHQIP

Vera Laçi
I Hypa Pamporit
Lyrics

O i hypa pamporit
Javash e javash-e o
Nan' e bab' medet
Ku i lash-e o

Nan' e bab' medet
Ku i lash-e

Ku e lash nanën o
Vëllan o e motër
Për cop t'bukës-o
Kam marr botën-o

Për cop t'bukës-o
Kam marr botën

O kur t'ju pys-e o
Nana për mu-e o
I thoni nanës se
Jam o martu-e o

I thoni nanës se
Jam o martu-e

I thoni nanës
Se jam o martu-e o
Nji gur vorri
Kam marr o për gru-e o

Nji gur vorri
Kam marr o për gru-e

DËRGOI: