>
LETERSISHQIP

Ngrohtësi Në Borën E Ftohtë

Në mesin e dimrit, bagëtia duke pjellë,
Ushqimi mbaroj , bora zuri te bjerë,
Bariu nuk flinte, kujtonte bagëtinë,
Blegërinin bejkat,i kërkonin ushqimë.

Me çizme llastiku, dhe me shkop ne dorë,
Në orën 5 të mëngjezit,u nis nëpër dëborë,
Shkoj neper fshat , shtëpi ,me shtëpi,
Kërkoi pak kashtë, për të uriturat bagëti.

Të gjithë e respektuan, e futën në shtëpi,
Kush me një kafe dhe kush me pekuli,
Çarçafin e çjepën, e hoqën nga jorgani,
Një, nga një, me radhë i hodhën te çarçafi.

Bariu i gëzuar, e hodhi në krah,
Shyqyr që ka Zot, si dhe fshat për mua,
Nuk mi lan bagëtitë në palcën e dimrit,
Te ngorthnin të gjorat,me foshnjet e gjirit.

Nga njerëzit e ardhur me shpirtin e mirë,
Nga rracat e lashta të fisit ilir,
si vesa mbi lule e pastër kristal,
nga rraca e ardhur nga popullit Shqipëtar.