>
LETERSISHQIP

Vjerra Dhe Nusja

Moj t'u bëfsha kurban,
Nusja flinte mbi divan,
Vjerra u ngrit që në pesë
La pa larë syt e zesë,
Nusja në ëndërr mbi det,
Sikur ikte me traget.

Vjerra shkoi me vrap te dhia,
Moli qumshtin te kusia,
Këndonte nëpër avlli,
Të keqen nënja moj dhi.
Dhe kaposhi kingilosh,
Përmbi fik këngës ia thosh.

Dielli rrezen e lëshoi,
Vjerës kurizin ja ngroi.
Vjerra kishte berë kos,
Në një tenxhere bakërri.
Nusja po flinte si derri...!!!!

Në kade kosin vërviti,
Me dybek nusen goditi.
Nuses ju shtua melodia,
Gjumë, o gjumë, aty te shtëpia.

Vjera plasi nga inati,
Nusja u ngrit nga krevati.
Nusja doli në dritare,
Gjalpi qe vënë mbi kamare,
Kur doli nusja te porta,
Vjerra në dorë me dy shporta.

Vjerra nuk foli me goje,
Nga inati qe bërë bojë.
Nusja qeshi nënë buzë,
Ju drejtua shportës me rush.
Mori gjalpin mbi kamare,
E hengri dhe si la fare.

Vjera nxinte dhe sterronte,
Dhalli ne kusit zbardhonte.
Kur mori vjera inat,
Nusja shkoj prap në krevate...!!!!
E kyçi derën me kyce,
Vesheve u vuri pambuke...!!

Mjerë, o mjerë, o djal i zi,
More qyqen në shtepi.
Di te flërë e të bejë pallë
Më la të pi vetëm dhallë.