>
LETERSISHQIP

Plagë Hasmërie

Dëgjonte një zë ne errësirën e natës,
Fëmija i futur në gjumin e thellë,
Ne ëndërr rrugëtonte përmes baltës,
Dhe shpirti i ishte kthyer ne zeher.

Kapakët e syve nuk i hapeshin,
Po i rrinin si dara mbërthyer,
Një zë e dëgjonte mesin e natës,
Ndihme ju lutem o njerëz.

Gjitonët me palltot mbi krahë,
Një nga një dhe vinin me vrap,
Mbi stavën e druve të zjarrit
Babanë ja kishte vrarë hasmi me sëpat.

Fëmija u zgjua i tmerruar,
I vogël pa mbushur tetë vjeç,
Me vrap dhe doli te porta,
Llahtar pa babin me kokën prerë,…

Zemra i rrihte s’pushonte,
Llahtari i rrinte ndër sy,
Mallkonte te Zoti xhelatin,
O babi ku te gjej me un ty.

Iku me vrap duke qar,
Nga frika ne terrin e natës,
Dhe shkoj u struk në një zgavër
Dhe mendonte kokën e prerë te babës……

Atje e kaloi gjithë natën,
Ne zgavrën e drusë shekullore,
Nuk donte të shihte as kënd
Dhe as cermonin e babës mortore…….

Kur nena kujtoi të birin,
Dhe pyeti gjitonët me radhë
Ku është ku vajti ku shkoi?
Te gjithë e nginin supin lart.

Iku me vrap dhe kërkonte,
Gjitonët kërkonin mënjanë,
E gjeten te strukur në zgavër,
Duke qar përqafoi mamanë.

U rit me ikone te llahtarshme,
Ne dhomë ngujimi shumë vjet,
Vendosi te merte hakmarrje,
Për vrasjen e babës se vet.

Malësia ka soje të lashta,
Me burra të zgjuar zemër gjer,
E ndalen djalin prej hakmarrjes,
Dhe i kërkuan bashkim gjaku si nder.

Djalit i ish ber plagë shpirtërore,
Për babën nder vite me radhë,
Kujtonte dhe qante masakrën,
Për babin qe hasmi ja kish vrarë.

Mendojësh, mendojësh, mendojësh,
Gjithë natën nuk flinte as gjumë,
Për zjarrin e ndezur nder vite,
Nuk duhesh te ushqesh me dru.

Po te ndalet ky zjarr i mallkuar,
Në token anëtare Shqipëri,
Dashuri o vëllezër dorë për dorë
Në jug, në lindje, në perëndim, dhe veri.

Ti lëmë lulëzat të lira
Te dhurojnë nektar në atmosferë,
Jo urrejtje dhe as gjakmarrje,
Ne kombin ton te lasht dhe me nder.

E di qe zjarri qe ndizet,
Djeg ne palcë dhe përvëlon,
Por dikush me zemrën çeliku
Si Skënderbeu kombin ton e çliron.