>
BIOSHQIP

Vesa Luma Joshëse Në Plazh

08-07-2015
Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Vesa Luma po e shijon detin në këto temperatura të nxehta që po mbretërojnë në Kosovë e Shqipëri.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetin e saj në Instagram, ku shihet buzë detit e veshur në bikini, transmeton Indeksonline.

Me një kurorë lulësh në kokë dhe më bikinit ngjyrë kaltër si deti, Vesa duket mjaft joshëse.

Ajo në foton e publikuar ka shkruar: “Shumë arsye për të shpërndarë puthje”, transmeton Indeksonline.

Big Basta me siguri po e mbush atë me dashuri, sepse edhe më herët Vesa kishte publikuar një foto me të ku kishte thënë se dashuria e tyre vetëm sa po rritet.
(Indeksonline)

Vesa Luma Joshëse Në Plazh